​Grabitje e armatosur në një fshat të Prishtinës

Policia e Kosovës ka dhënë detajet lidhur me rastin.

Dy viktima kanë raportuar se derisa ishin në lokalin e tyre në fshatin Besi të Prishtinë, kanë hyrë dy persona të dyshuar të maskuar dhe armatosur duke i kanosur viktimat kanë arritur që me forcë t’iu marrin-grabisin para të gatshme dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.

Ndërsa, është informuar edhe prokurori.