Gwen Stefani duket krejtësisht ndryshe me fustanin glamuroz

Ajo është duke përdorur kohën e saj të lirë për të reflektuar në karrierën e saj solo.

Dhe Gwen Stefani gjatë ditës së djeshme (e diel) pati rastin që të ndajë disa imazhe, me të cilat mahniti miliona ndjekësit, shkruan Daily Mail.

51-vjeçarja derisa po punon për lansimin e albumit të ri, po realizon edhe fotosesione të mrekullueshme.

 

Të tilla i ka ndarë në rrjetin social Instagram, ku shihej me një fustan glamuroz, derisa debutoi edhe me stilin e ri të flokëve.

Duke u bërë me balluke, Gwen shihej duke marrë poza atraktive para kamerës, duke theksuar tiparet e bukurisë.

Pjesa e poshtme e fustanit ishte mjaft e fryrë me material, kurse ajo nuk la pa vënë në fokus pjesën e sipërme të trupit.

Përpos të rejave në sferën muzikore, Stefani gjatë këtij viti planifikon të martohet me Blake Shelton, pas pesë viteve në lidhje.