Aktorja e njohur ka reaguar në rrjete sociale.
Tashmë jemi mësuar të shohim ofendime të ndryshme poshtë çdo fotografie që aktorja e njohur publikon me të dashurin.
Ndërsa së fundmi aktorja garoi në krah të Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e jashtëzakonshme 2021, të mbajtura në Kosovë.
Humoristi Don Pifiqi, i cili vjen nga Gjilani, i njëjti qytet ku ka lindur edhe Adriana.
Pifiqi, shpërndau në faqen e tij zyrtare në Facebook ‘link-un’ e profilit të Adrianës, dhe shkruante, “Urime Adriana Matoshi.”
Matoshi ka falënderuar humoristin për mbështetjen që i ka dhënë. Po ashtu, në këtë postim vihet re përgjegja e ashpër që aktorja i ka dhënë një komentuesi, i cili e paragjykon atë për lidhjen e saj me futbollistin afrikan, Keith Groenveld.
“Njerëzit si disa nga komentuesi meritojnë të jetojnë si mjerana, qashtu qysh e kanë shpirtin! Dashuria nuk është veç seks o gubana, po ajo që juve iu mungon më së shumti, ajo që ju dhemb e e përflitni! Mjer ju për shpirtrat e zi që i keni, qysh s’ju vjen turp prej Zotit? Zoti na ka krijuar, Zoti na gjykon, e juve Zoti shpirtrat e zi jua bëftë të bardhë, se badihava që lëkurën e keni të bardhë e të zdralaftë deri në qiell! Faleminderit Dan për përkrahjen, ke qenë i drejtë gjithë e të pafsha gjithmonë kështu me zemër të madhe”, i është përgjigjur Adriana komentuesit.