Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendim për rinumërimin e vetëm 12 vendvotimeve.
Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror Zgjedhor.
Sipas KQZ-së vendvotimet që rinumërohen i takojnë disa komunave: Gjakovë (1); Fushë Kosovë (1); Rahovec (1); Podujevë (3); Prizren (2); Skenderaj (1); Suharekë (1); Ferizaj (1); dhe Vushtrri (1). Kështu u bë e ditur në mbledhjen e sotme të KQZ-së.
Ndërakaq nuk ka nisur ende numërimi i votave të diasporës dhe atyre me kusht.