“Savage X Fenty” i Rihannas në vlerë prej një miliard dollarësh

Rihanna përveç që është një këngëtare tejet e talentuar, ajo po tregohet mjaft e shkathët edhe në biznesin e saj të të brendshmeve.

Sipas “Forbesit”, Savage X Fenty kap vlerën afro një miliard dollarëve.

“Marka e Rihannas ka treguar se larmia dhe përfshirja e të gjitha formave, madhësive, aksesit dhe marketingut mund të çojë në një qëllim më të madh: për të ndërtuar një pasuri, duke u ndier komode dhe joshëse.”

Përveç linjës së saj të të brendshmeve, këngëtarja lëshon edhe rroba banjoje, e cila gjithashtu është shumë e suksesshme.