Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që pritet të mbajë për dy ditë në Kosovë.
Nesër dhe në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesëshme, më të përqendruara rreth maleve.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-4 m/s.