Duke kujtuar që Millie Bobby Brown rruajti kokën kur ishte vetëm 12 vjeç, nuk është çudi që ajo nuk ka frikë të eksperimentojë me një model të ri flokësh.
Javën e kaluar aktorja ndau një video të flokëve të saj të shkurtra bionde dhe tani ajo është rishfaqur në Instagram me një model krejtësisht të ri.
Stresi për të jetuar përmes një pandemie, i kombinuar me faktin që kemi pasur kohë për të menduar për fëmijërinë do të thotë se ndihemi më nostalgjik se kurrë.
Kështu duket se po ndjehet edhe Millie e cila ndau një foto super të lezetshme në Instagram, ku mund të shihet me një model flokësh super të bukur gjysmë të kapur. E gjithë frizura është kombinuar me lidhëse flokësh rozë dhe kapëse flokësh me luleshtrydhe.
Ndryshe, kohë më parë aktorja kishte treguar se ka dashur ta lë aktrimin, pasi nuk iu dha asnjë rol në “Game Of Thrones”.