Flokët të shpupurishura sërish në modë

Esenca qëndron pikërisht në mënyrën e qethjes.

Theksi është në nxjerrjen në pah të teksturës, përkatësisht në qethjen shtresore të majave të flokëve në mënyrë që ato të tëhollohen, ndërsa dukja të jetë e butë – pikërisht sikur pupla.

Prandaj emri i tyre është stil puplor (feathered).

Stili “Feathered” duket valëvitës, sikur të jenë tharë në ajër, pa përdorim tharëseje flokësh.

Duken natyrshëm, mirëpo në riintepretimin e ri duken të papërfunduara dhe të pabarabarta. Patjetër, mund të barten pa marrë parasysh gjatësinë tuaj momentale të flokëve.

Falë stilit “Feathered”, do të shkoni më rrallë te floktari, por vetvetiu do të kurseni edhe kohë edhe para.

Gjithmonë do të keni frizurë moderne e cila meriton mjaft komplimente.