Vrau vajzën dhe dhëndrin ditën e Vitit të Ri, ja vendimi që mori Gjykata për shqiptarin në Australi

Gjykata australiane ka shpallur fajtor 56-vjeçarin shqiptar, Osman Shaptafaj, i cili vrau vajzën dhe dhëndrin më 31 dhjetor të vitit 2019.

Babai shqiptar Osman Shaptafaj qëlloi për vdekje vajzën e tij 25-vjeçare Lindita Musai dhe dhëndrin Veton Musai 29 vjeç, të martuar prej një viti.

Vajza e tij Lindita, 25 vjeçe vdiq në vendin e ngjarjes, ndërsa dhëndri Vetoni vdiq të nesërmen në spital.

Çifti sapo ishte kthyer nga një udhëtim i shkurtër duke festuar përvjetorin e tyre të parë të martesës, ku pas një sherri mes tyre ai i ka qëlluar të dy.

Fillimisht Shaptafaj nuk u shpall fajtor, pasi rezultoi me probleme mendore, ndërsa tani gjykata ka marrë vendimin ta shpallë fajtor dhe të vuajë dënimin për krimin e rëndë.