Dy emrat e njohur të estradës po vijnë me një bashkëpunim.
Këngëtarët e njohur Sabri Fejzullahu dhe Sinan Vllasaliu janë bërë bashkë për të realizuar një projekt të ri muzikor.
Dyshja e kanë finalizuar këngën e re, për të cilën punuan me Nexhat Mujovin-Virusin dhe Prosound Recording, ndërsa pritet të lansohet shumë shpejt.
Në rrjete sociale, këngëtarët kanë ndarë me ndjekësit disa sekuenca të kësaj kënge, të cilën fansat e tyre e presin me padurim.
Mbetet të shihet se çfarë kanë përgatitur kësaj radhe Sabri Fejzullahu e Sinan Vllasaliu.
Video Player
00:00
00:11