Këngëtari i njohur, Labinot Tahiri, ka njoftuar se jep nga 2 mijë euro për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Ai bëri të ditur se nga 2 mijë euro do të deponohen të hënën në fondin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, Nasim Haradinajt e Hysni Gucatit.
Postimi i plotë:
NGA 2000€ për fondet e çlirimtarëve!
Vazhdojmë…!
Të dashur qytetarë, zgjedhjet janë kryer dhe tani duhet t’i kthehemi realitetit që ka të bëjë me njerëzit që kontribuan me rininë e tyre për Kosovën e ÇLIRUAR.
Se a dalin të pafajshëm për luftën e Kosovës, duhet të dalin, por a dënohen apo jo nuk e di, ne na duhet të kontribojmë për vlerat e LUFTËS.
Të hënën, do t’i deponojmë në fondin e tyre nga 2000€
Pra për komandanin e luftës, z. Hashim Thaçin me shokët:
Jakup Krasniqi
Rexhep Selimi
Kadri Veseli
Nasim Haradinaj
Dhe z. Gucati
Atje, nuk i ka çu shqiptari, por SERBIA ME SHKINI…!
Labinot Tahiri Kosovë e Shqipërisë.