Isa Mustafa zyrtarisht është deklaruar për dorëheqjen e tij nga udhëheqja e partisë Lidhja Demokratike e Kosovës.
Mustafa tha se dorëhiqet nga ky post dhe se ka thirrur mbledhje të Kuvendit të LDK-së në mënyrë që të emërohet kryetari i ri.
Lajmi.net ka raportuar sot ekskluzivisht për këto ndryshime, derisa dy emrat më të përmendur për të udhëhequr tash e tutje këtë parti janë: Lutfi Haziri dhe Kujtim Shala.
Por është vetë Haziri i cili pas përfundimit të zgjedhjes nuk pranoi të thotë diçka lidhur me emrin e tij për të parin e LDK-së.
Madje ai tha se janë kryesi në dorëheqje.
“Nuk ka të bëjë me emra. Kryetari e tha, ne jemi kryesi në dorëheqje”, ka thënë Haziri para mediave, kur është pyetur nëse do të jetë ai kryetari i ri i LDK-së.
LDK pati një rënie drastike në këto zgjedhje, derisa kandidati për kryeministër nga kjo parti, Avdullah Hoti në tubimet elektorale shprehej i bindur në fitoren e LDK-së pavarësisht se Lëvizja Vetëvendosje e la shumë larg, ndërsa PDK u rendit si parti e dytë.