Shqiptarja e famshme, Bebe Rexha, ka vendosur “ta rrënojë” internetin përmes imazheve të reja të shpërndara në rrjetet sociale.
31-vjeçarja ka zgjedhur ngjyrën e kuqe në veshjet e saj për pozat e realizuara në Ditën e të Dashuruarve.
Për ta bërë më të nxehtë situatën, ajo është shfaqur me të brendshme duke vënë në plan të parë ‘asetet’ e saj për të cilat është e njohur.
“Duke i bërë mëngjes mashkullit tim”, është përshkrimi që ka zgjedhur këngëtarja në përshkrimin e këtyre fotografive.
Ndërkohë në InstaStory nuk kanë munguar edhe imazhet, në të cilat ajo shfaqet në përqafimin e partnerit të saj.