Sa mund të dënohet një subjekt politik nëse thyen heshtjen zgjedhore?

Sot Kosova është në heshtje zgjedhore. Qytetarët e Kosovës të dielën do t’i drejtohen qendrave të votimit për të zgjedhur legjislaturën e re të kuvendit të Kosovës.

Por, sa mund të dënohet një subjekt nëse thyen heshtjen zgjedhore?

Nga 6 mijë deri në 50 mijë euro një parti politike mund të dënohet nëse thyen heshtjen zgjedhore. Kështu thuhet në rregulloren e Panelit Zgjedhor për Parashtresa dhe Ankesa.

Sipas kësaj rregullore dënimet dallojnë për subjektet që janë të përfaqësuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës, dhe atyre që nuk janë.

Gjithashtu sipas PZAP vlera e gjobës varet edhe nga disa kritere tjera.

Natyra e shkeljes dhe ndikimit të mundshëm të saj në procesin zgjedhor, shkallën dhe peshën e shkeljes, nëse subjekti politik ka bërë shkelje të legjislacionit zgjedhor në fuqi në këto zgjedhje apo në zgjedhjet e mëparshme në Kosovë, përsëritja e shkeljes se natyrës së njëjtë nga subjekti politik gjatë një procesi zgjedhor, shumën e fondeve te cilat i merr subjekti politik nga Buxheti i Republikës se Kosovës, janë kritere të cilat përcaktojnë dënimin.

“Gjatë heshtjes zgjedhore partive politike u ndalohet shpërndarja ose shfaqja ne mënyre tjetër në ndonjërën nga Qendrat e Votimit, ose 100 metra brenda hapësirës se te njëjtës, e çfarëdo lloj materiali me qellim ndikimi tek votuesit”, thuhet në këtë rregullore.

Po ashtu gjatë 24 orëve të heshtjes zgjedhore, të gjitha subjekteve u ndalohet të bëjnë fushate në çfarëdo mënyre për hedhjen e votës apo ndikim tek votuesit

Për këto shkelje subjekte të cilat janë të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës dënohen nga 6 mijë euro deri në 25 mijë euro, ndërsa ato të cilat nuk janë të përfaqësuar nga 5 mijë e 5 qind deri në 20 mijë euro.