Elvis Rexhbeçaj mbrëmë ka qenë protagonist në fitoren e madhe të Kombëtares së Kosovës ndaj Suedisë.
Dardanët mundën Suedinë, me rezultat 2-0 në ‘Fadil Vokrri’, duke bërë hapin e parë në garën për kualifikim në Kupën e Botës 2026.
Rexhbeçaj, i cili shënoi golin e parë në duel me suedezët, përmes rrjeteve social, është shprehur tejet i lumtur me fitoren e Kosovës ndaj Suedisë, derisa ai ka edhe një mesazh për ata që kritikojnë ekipin kombëtar të Kosovës.
“Mbrëmë triumfuam. Fitoret si ajo e mbrëmshme janë më shumë se një rezultat – janë shpirt, zemër e gjak për këtë vend”, ka shkruar Rexhbeçaj.
“Krenaria jonë është më e fortë se urrejtja e gojëligëve. Kosova gjithmonë ngrihet dhe lufton për fitore. Fitojmë bashkë, humbim bashkë, gjithmonë një zemër, një ekip”, ka përfunduar ylli i Dardanëve