Donika Gërvalla del para Gjykatës, deklarohet e pafajshme për raportim të rrejshëm të pasurisë

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ka dalur para Gjykatës lidhur me akuzat për mosraportim ose raportim të rrejshëm të pasurisë.

Gërvalla është deklaruar e pafajshme për akuzat e Prokurorisë.

Vitin e kaluar, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj Gërvallës.

Prokuroria dyshon se Gërvalla në formularin për deklarim të pasurisë, më 22 mars të 2021-s s’i ka paraqitur të dhënat e kërkuara me ligj.