FC Prishtina kishte mbetur jashtë garave ndërkombëtare në edicionin e kaluar edhe pse kishte fituar Kupën e Kosovës. Problem për kryeqytetasit ishte borxhi ndaj disa lojtarëve dhe drejtorit të klubit. Komisionet e Federatës së Futbollit të Kosovës nuk e kishin licencuar klubin duke e parë gjendjen faktike. Megjithatë së fundi nga CAS-si i KOK-ut, së fundi u tha se çështja nuk ishte zgjedhur mirë, të cilët u thirrën në shkelje procedurale pa e përmendur fare përmbajtjen e lëndës, që për FFK ishte mbrojtja e të drejtës së lojtarëve, pagat e të cilëve FC Prishtina nuk i kishte paguar.
Gazeta Albanian News merr vesh se lista e punëtorëve të cilëve FC Prishtina i’u ka pas borxh të hapur në momentin e suspendimit kap shifren e 159.116 euro.
Në vazhdim gazeta i’u shfaq emrat dhe shifrën e borxhit të FC Prishtina: Leonit Abazi 59.162 euro; Lorik Boshnjaku 57.454 euro; Fisnik Kerqeli 26.500 euro; Orhan Abdi 11.500 euro; Dhurim Zhuri 4.500 euro
Po ashtu gazeta merr vesh se FFK i’a ka rikujtuar obligimet që duhet shlyer FC Prishtina para skadimit të afatit, përkatësisht se duhet shlyer boxhet deri me 28 shkurt 2023 apo të bëjnë marrëveshje me ata që kanë mbetur borxh sipas rregullores së UEFA-së. Por po ashtu burimi thotë se ata e kanë neglizhuar në tërësi procesin duke mos u marrë fare me ate punë deri në gjysmën e muajit maj!
Megjithatë edhe atëherë krejt çka kanë prezantu ka qenë një marrëveshje me Dhurim Zhurin si dhe duke e paguar borxhin ndaj Orhan Abdi.
Po ashtu kanë premtuar që i dergojnë marrëveshje e noterizune me Lorik Boshnjakun e Fisnik Kerqelin, të cilat nuk i kanë dërguar asnjëherë të noterizuara!
Me futbollistin Leonit Abazin as se kanë pagu as se kanë bo marrëveshje as hiq kurgjo.
Derisa të gjitha këto borxhe i kane paguar veç një vit më vonë përkatësisht me 27 shkurt 2024. Pas shlyerjeve të këtyre obligimeve mësohet se FFK i kishte licencuar për këtë vit!