Feronikeli megjithatë i vazhdon garat

Një ditë pas vendimit për tërheqje, Feronikeli 74 ka njoftuar se do t’i vazhdojë garat në Superligë.

Në një konferencë të jashtëzakonshme për media të premten, presidenti i klubit, Endrit Krasniqi, konfirmoi se Feronikeli 74 do të vazhdojë garat.

Kapiteni Lapidar Lladrovci u shpreh se klubi nga Drenasi është prej skuadrave më të dëmtuara në ligë.

“Por për hir të futbollit e tifozëve, kemi vendosur të mbesim në ligë”, ka thënë Lladrovci, i cili kërkoi nga Federata e Futbollit të merr masa ndaj gjyqtarëve.

Feronikeli 74 vendosi të enjten të tërhiqet nga garat pasi pretendoi se është dëmtuar nga gjyqtarët në 11 javët e para të Superligës. Klubi nga Drenasi është i vetmi pa fitore këtë edicion, teksa ka vetëm tri barazime.

Nikli të hënën e pret Ballkanin nga ora 13:00.