Kryeministri Albin Kurti tha se nuk ka informacione rreth bisedave të publikuara ndërmjet Milan Radojiçiq dhe shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila.
Sipas përgjimeve të publikuar Millan Radojiçiq nuk dëshironte të bëhej pengesë për kalimin e Projektligjit për Pagën Minimale dhe për votimin e një kandidati për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese. Për këtë e informonte Mimoza Kusari-Lilën. Një përgjim mes Radoiçiqit dhe Kusari-Lilës dëshmon përpjekjen e shefes së GP të Lëvizjes Vetëvendosje për koordinim me shefin faktik të Listës Serbe.
Kurti ka thënë se me integrim në SEPA, bizneset dhe qytetarët parashihet të kursejnë rreth 50 milionë euro në vit nga tarifat e transfereve.
Në konferencën për media pas mbledhjes së Qeverisë, Kurti shtoi se Qeveria e tij është e para që ka kaluar mbi 2 mijë vendimeve dhe 303 projektligje.
“Sot me vendimet e mbledhjes e kaluam numrin e mbi 2 mijë vendimeve dhe projektligjin e 303. Pra jemi Qeveria e parë që kemi kaluar numrin më të madh të vendimeve. Ligji që do të vijë në Kuvend për shërbimin e pagesave po edhe uljen e kostove të këtyre shërbimeve. Pas miratimit në Kuvend, i hap rrugë integrimit të sistemit tonë financiar me zonën SEPA (Single Euro Payments Area)”, u shpreh Kurti.