Kombëtarës së Zvicrës i kanë dalur telashe para sfidës me Serbinë në kuadër të Ligës së Kombeve.
Mësohet se kombëtarës së Zvicrës u janë lënduar dy futbollistë para përballjes së rëndësishme kundër Serbisë.
Të hënën federata zvicerane ka njoftuar se për shkak të lëndimeve nuk do të grumbullohen Denis Zakaria dhe Beçir Omeragiq. Në vend të tyre është ftuar Eray Comert.
Në kuadër të Ligës së Kombeve, ditën e shtunë Zvicra luan ndaj Serbisë në Leskovc ndërsa disa ditë më vonë më 15 tetor e pret Danimarkën.
Theksojmë së në këto dy ndeshje është ftuar edhe futbollisti shqiptar, Granit Xhaka që pritet ta udhëheqë Zvicrën në të dy takimet.