Ish-gjyqtari i njohur Ismajl Kasumi: Agim Ademi nuk ka pikë nga qielli, na ka dhënë paratë e tij për rroga

Ish gjyqtari i njohur kosovar Ismajl Kasumi, i ftuar në emisionin ‘A PLAY’ me Ylber Kelmenndin në ATV, ka deklaruar që Kryetari aktual i Federatës së futbollit të Kosovës Agim Ademi, para luftës e ka ndihmuar me mjetet e tij personale këtë organizatë.

Agim Ademi nuk ka pikë nga qielli, mos harroni. Agim Ademi ka qenë themelues që nga fillimi. Ishte një nder ata që kontribuan financiarisht për Federatën e Futbollit të Kosovës. Të mos harrojmë. Po them tani dhe le të mbetet. Unë kam qenë anëtar i Bordit, Agim Ademi ndonjëherë na ka ndihmuar me rroga sepse nuk i kemi marrë më rrogat”, tha Kasumi.

Emisionin e plot mund të shikoni në linkun e më poshtëm.