Pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti dy familje në Malishevë.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 12:00.
Në raport thuhet se janë arrestuar 11 persona, ndër ta një grua.
“Raportohet se pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti dy familje. Lidhur me rastin janë arrestuar dhjetë (10) meshkuj kosovarë dhe një femër kosovare. Në vend të ngjarjes është gjetur dhe është konfiskuar një revole e llojit Sar me 14 fishekë”, thuhet në raport.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit shtatë të dyshuar dërgohen në mbajtje.