Rezultatet vazhdojnë të vijnë nga sondazhi i tretë vjetor i fansave të Eurovision në gjithë globin, thotë aussievision.net.
Këtë javë të njëjtit kanë shikuar pikëpamjet dhe dëshirat e tyre për pjesëmarrjen e vendeve në Eurovison.
Kjo është bërë nga rezultatet e fansave australianë, të Mbretërisë së Bashkuar, fansave të tjerë evropianë e po ashtu edhe nga pjesa tjetër e botës.
Më poshtë ua sjellim rezultatet:
Fansat përkrahin debutimin e Kazakistanit dhe Kosovës në Eurovision:
Aussievision.net ka pyetur fansat se “Cilin nga këta do të mbështesnit për të hyrë në Eurovision?”, përfshirë Kanadanë, Kinën, Kazakistanin, Kosovën dhe Shtetet e Bashkuara si opsione.
Mbështetja për Kazakistanin dhe Kosovën ishte shumë e fortë, ndërsa nuk munguan reagimet edhe për të tjerët.
Rezultatet nga të gjithë fansat e anketuar ishin:
86% për Kosovën
84% për Kazakistanin
38% për Kanadanë
14% për Kinën
14% për Shtetet e Bashkuara
Mbështetja për Kosovën ishte më e madhe në mesin e fansave australianë (90%), duke u ndjekur më pas nga Mbretëria e Bashkuar me (89%).
Aktualisht transmetuesi kosovar RTK nuk mund të bëhet anëtar i EBU pasi duhet të jetë anëtar i Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit që kërkon anëtarësimin e Kombeve të Bashkuara.