Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani ka thënë se humbja 3:0 nga Rumani është turpëruese. Si kapiten, Rrahmani mori përgjegjësinë për rezultatin dëshpërues. Rrahmani ishte i vetmi që foli pas ndeshjes për transmetuesin publik.“3:0 në shtëpi është turpëruese. As unë nuk kam folur në dhomat e zhveshjes, pasi askush nuk e ka pritur këtë. Mos mendoni që është e lehtë për ne, edhe neve na dhemb. Të gjithë ne duam të arrijmë diçka të madhe”, ka thënë Rrahmani.“E marr përgjegjësinë si kapiten për këtë humbje. Duhet gjithqysh të ketë ndryshime brenda fushës. Nuk bën të luajmë këtë lojë dhe të humbim 3:0. Siç po luajmë në fushë është i pashpjegueshëm rezultati. Kemi lojtarë që bëjnë diferencën. Por po mungon goli. Nuk po e kuptoj ende pse po ndodh kjo. Problemi është që po pësojmë gola. Në tri ndeshjet me Rumaninë nuk kemi shënuar asnjë gol. Duhet të shikojmë. Po kemi ndryshime në formacion, lojtarë të rinj që po vijnë dhe kjo po ndikon, sidomos integrimi në fushë i lojtarëve”, ka shtuar mbrojtësi i qendrës.
Latest article
Caktohet Data dhe vendi për ndeshjen historike të gjysmëfinales në futboll për Kupën e...
Unioni I Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër ( UKSHFZ) dhe Federata e Futbollit Shqiptar në Gjermani FFSHGJ në marrëveshje me klubet fituese në...
Presidenti i FFK-së pret Fatlind Ramën, kreun e klubit Vevey-Sports nga Zvicra
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka zhvilluar sot një takim me bashkatdhetarin 29-vjeçar Fatlind Rama, i cili që nga shtatori...
Kosova e kalon Kinën, ngritje rekord në ranglistën e FIFA-s
Shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA ka publikuar ranglistën e re.
Kosova ka pasur një rritje rekord deri në katër pozita, duke...