Dy raste të dhunimit janë raportuar sot nga Policia e Kosovës, transmeton IndeksOnline.
Në të dy rastet viktimë janë femrat, ndërsa policia ka arritur të arrestojë të dyshuarit.
Njëri rast ka ndodhur në Fushë-Kosovë ndërsa tjetri në Prishtinë.
Sipas policisë, mbrëmjen e 18 gushtit të këtij vitit, në Fushë-Kosovë ka ndodhur një rast i dhunimit, ndërsa dy ditë më pas është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari.
“Më 20.08.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ai dyshohet se e ka dhunuar viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
Ndërsa rasti tjetër në Prishtinë dyshohet se ka ndodhur po të njëjtën ditë ku viktima ka njoftuar policinë se është dhunuar nga i dyshuari.
“I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.