FFK ka njoftuar se ka ndarë skuadrat në Grupin A dhe B në Ligën e Parë.
Liga e Parë pritet të jetë mjaftë interesante, ku disa skuadra kanë qenë aktive në merkato, për të synuar Superligën.
Në Grupin A do jenë tri skuadra nga Mitrovica, ku do zhvillohen tre derbi të qytetit, diçka e cila nuk ndodh shpesh në futbollin kosovar. Ndërkohë, pjesë e këtij grupi do të jetë edhe Besa Peja, e cila është fuzionuar me klubin Phoenix. Në Grupin B, Vushtrria pritet ta ketë fjalën kryesore, e ndjekur nga Dinamo e Prishtina e Re.