Sot në Kampin Nacional në Hajvali, për ndër të ditëlindjes së legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, është mbajtur një aktivitet përkujtimor në të cilën morën pjesë Veteranët e Prishtinës, Veteranët e Llapit (dy skuadra këto ku luajti Vokrri), Veteranët e Kosovës dhe Ekipi i përbërë nga Qeveria e Kosovës.
Aktivitetin e hapi presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i cili e ngriti lart figurën e Fadil Vokrrit, duke e quajtur mbretë i fushës së gjelbër dhe duke ia numëruar më pas të gjitha të arriturat e legjendës Vokrri, që tash nuk është në mesin tonë.
“Ai ishte mbret i fushës së gjelbër dhe duke i përshëndetur edhe, trajnerin Ajet Shosholli, bashkëlojtarët etij Ramadan Cimilin, Ramiz Krasniqin, Jusf Tortoshin, Isa Sadriun e Muharrem Sahitin ju them se duhet të jeni keni krenar që patën një bashkëlojtar si Vokrri ndërsa Prishtinën e Llapin që patën në ekip një lojtar si Vokrri. Ai ka qenë futbollisti më i mirë kosovar dhe kishte një specifik të paarritshme për futbollistët tjerë shqiptarë, ku arriti me lojën e tij të jetë anëtar edhe i reprezentacionit të ish- Jugosllavisë.
Ai ishte ambasador në atë kohë duke na prezantuar neve shqiptare në gjithë botën, duke i treguar asaj që në ish-Jugosllavi ka një pjesë të shqiptarëve ku ajo pjesë si gjitha Republikat tjera, tash është bërë shtet i pavarur, e ku në kohën e tij u bë edhe ndërkombëtarizimi i futbollit kosovar”, ka thënë Ademi, i cili në këtë aktivitet ishte i shoqëruar nga dy anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, Ismajl Ajeti dhe Agim Nura.