Është deklaruar para trupit gjykues për herë të parë Dardan Krivaça, i akuzuar për dhunimin dhe vrasjen e Marigona Osmanit.
Krivaça ka deklaruar se ai dhe e ndjera kanë qenë të dy përdorues të lëndëve narkotike.
Gjykata Themelore e Ferizajt më 4 gusht 2023 e ka dënuar me burgim të përjetshëm Dardan Krivaçën për vrasjen e Marigona Osmanit. Por rasti është kthyer në rigjykim nga shkalla e dytë.
Në seancën e dytë të rigjykimit të Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut më 11 qershor, të dy të akuzuar për dhunim dhe vrasjen e Osmanit më 2021, eksperti mjekoligjor pati shpjeguar se vdekja e Osmanit erdhi si pasojë e lëndimeve të rënda dhe të shumëfishta trupore. Raportin e ekspertit e pati kundërshtuar pala mbrojtëse e Krivaçës, duke kërkuar që të përsëriten disa ekzaminime.