Nuk ka qetësi për familjen e ish-portierit të Spanjës dhe Real Madridit, Iker Casillas. Mediat e huaja shkruajnë se bashkëshortja e tij, Sara Carbonero është shtruar në spital për një rikthim të sëmundjes së kancerit malinj të vezoreve.
Fytyra e ëmbël e televizioneve spanjolle u diagnostikua me sëmundjen në vitin 2019 dhe gazetarja duhej t’i nënshtrohej një operacioni në atë kohë. Nga ai moment, gjërat dukej se ishin përmirësuar, por vizita e fundit, theksoi përsëritjen e tumorit.
Carbonero u shtrua menjëherë në spital për një kurs të ri trajtimi dhe tha se ajo ishte e gatshme t’i nënshtrohej një operacioni të ri. Disa ditë pas ditëlindjes së 37-të të gazetares (festuar më 3 shkurt), familja Casillas po përgatitet për një sfidë të re në jetë.
Në vitet e fundit, çifti i ka mbajtur tifozët spanjollë në ankth dhe jo vetëm: ish-portierit spanjoll në fakt, iu desh të ndërpriste karrierën e tij në maj 2019, pas një sulmi në zemër në fund të një seance stërvitore me Porton në Portugali.
Disa javë më vonë ishte gruaja e tij, Sara e cila përfundoi në spital e diagnostikuar me një tumor malinj të vezoreve. Ajo më pas iu nënshtrua një operacioni që dha shpresë për më të mirën.