Çifti edhe pse më herët kanë festuar Shën Valentinin.
Alex Rodriguez dhe këngëtarja ditën e djeshme janë fotografuar nga paparazzet.
Ata kanë darkur së bashku duke festuar 14 shkurtin pasi që JLo duhet të nisej për në Rubrikën Domenikiane për xhirime të filmit.
Lopez dukej elegante me një fustan të bardhë me mëngë të tejdukshme ndërsa po kthehej te automjeti i saj, flokët i kishte kapur në pjesën e lart të kokës kishte vendosur edhe bizhuteri.
JLo, mbante edhe maskën kundër Covid-19, e kombinoi dukjen me një palë take dhe një çantë të markës “Dior”.
Rodriguez doli me një bluzë gri dhe një maskë të zezë i cili mbuloi gojën dhe hundën, duke u mbrojtur nga COVID-19.
Ai gjithashtu kishte veshur xhinse blu dhe atlete blu “Nike” ndërsa ecte drejt makinës dhe kontrollonte telefonin e tij. Ish-ylli i MLB përfundoi pamjen e tij me një orë ari në kyçin e dorës së majtë.