Kurti shfaqet përkrah Bulliqit, pak ditë pasi ai sulmoi fizikisht një qytetarë

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje ka zhvilluar sot një takim me qytetarët e Podujevës, ku përkrah kishte edhe bashkëshorten.

Të dy janë parë duke ecur rrugëve të Podujevës, komunë kjo e cila tani udhëhiqet nga bashkëpartiaku i Kurtit, Shpejtim Bulliqi.

Bashkë me Kurtin ishte edhe vetë Shpejtim Bulliqi që pak ditë më parë u denoncua në polici për sulm ndaj një zyrtari të komunës.

Deri më tani, Kurti nuk pati asnjë reagim publik anipse në media u publikua edhe video-incizimi ku shihet shumë qartë se si ndodhi ngjarja në fjalë.

Vetë Bulliqi në një reagim kishte thënë se puna e sulmit fizik është një trillim dhe i pavërtetë.