Ballkani fituese e Kupës së Kosovës, mposht Prishtinën pas penalltive

Prishtina dhe Ballkani do të përballen në finalen e madhe të Kupës së Kosovës për edicionin 2023/24.

Dy skuadrat e mëdha kosovare do ta diskutojnë trofeun e Kupës së Kosovës në ndeshjen finale e cila zhvillohet me fillim nga ora 15:00 në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ në Drenas.

Gazeta OLLE do ju mbaj të informuar minutë pas minute, rreth kësaj ndeshje.

Prishtina 2-2 Ballkani

120′ Fituesi përcaktohet në penallti.

105′ Përfundon pjesa e parë e vazhdimeve

90′ Përfundon ndeshja, shkon në vazhdime

82′ Albin Krasniqi barazon rezultatin

77′ Albin Krasniqi nga penalltia, ngushton diferencën

51′ Korenica shënon golin e dytë për suharekasit

20′ Hamidi shënon për Ballkanin

1′ Nis takimi në Drenas