Presidenti Agim Ademi, në kuadër të qëndrimit të tij në Bangkok për Kongresin e 74-t të FIFA-s, ka zhvilluar një takim me presidentin e ri të Federatës së Futbollit të Spanjës, Pedro Rocha.Në këtë takim tejet miqësor, presidenti Ademi e uroi homologun e tij për zgjedhjen në krye të futbollit spanjoll dhe i dëshiroi suksese gjatë mandatit të tij. Ademi dhe Rocha diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit të ngushtë mes dy federatave. Ndonëse në aspektin politik, Spanja, ende nuk e ka njohur zyrtarisht Kosovën, megjithatë në fushën e futbollit, të dyja shtetet janë subjekte të barabarta brenda UEFA-s dhe Spanja në këtë drejtim është treguar korrekte.Presidenti Ademi shprehu vullnetin e tij dhe të FFK-së për të rritur bashkëpunimin me Federatën spanjolle në shumë aspekte, të cilat do të kontribuonin në zhvillimin e futbollit në vendin tonë.
Latest article
SHBA publikon listën e të rrezikshmëve, mes tyre gjashtë nga Kosova e Shqipëria
Gjashtë shtetas shqiptarë janë arrestuar dhe janë publikuar në listën amerikane të personave të konsideruar me rrezikshmëri të lartë.
Sipas raportit të Departamentit të Sigurisë...
Kurti me këshilla në ASHAK: E rëndësishme të ketë shkencëtarë…, akademitë duhet të jenë...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë këshilla për Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK), gjatë qëndrimit aty.
Ai ka thënë...
Miran Ademi ishte caku i radhës i kryetarit të UKSHFZ z. Feti Demoli që...
Feti Demoli kryetar i Unionit të Klubeve të Futbollit Shqiptar në Zvicër bashkë me kryesinë janë duke zhvilluar aktivitet tejet mbështetës dhe produktiv për...












