Presidenti Agim Ademi ka marrë pjesë në takimin e rëndësishëm para Kongresit të FIFA-së me presidentin e UEFA-së, Aleksandër Çeferin në Bangkok. Në takimin e përbashkët të krerëve të 55 anëtareve të UEFA-së, janë diskutuar sfidat dhe mundësitë për zhvillimin e futbollit si dhe është diskutuar për mbështetjen e kandidaturave të shteteve evropiane (Gjermanisë, Belgjikës dhe Holandës) për organizimin e Kampionatit Botëror 2027 për femra, e ku për kandidaturën fituese do të vendoset në Kongresin e FIFA-s. Ndërkaq, pas këtij takimi kreu i FFK-së së bashku me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Muamed Sejdini kanë zhvilluar takim të veçantë me presidentin Çeferin, ku u diskutuan disa prej kërkesave të dy federatave në kuadër të zhvillimit të mëtejmë të futbollit në rajonin tonë.
Latest article
Rama: Turp për ata që Thaçin edhe mbrapa hekurave e shohin si armik politik
                    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka cilësuar si të tmerrshme faktin që ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po vazhdojnë të mbahen në...                
            Marrëveshja LDK–PDK trazon skenën politike në Fushë Kosovë ,sondazhi i ri tregon pakënaqësi të...
                    Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) kanë arritur një marrëveshje për bashkëpunim në balotazhin e 9 nëntorit në Komunën...                
            Raportohet se VV ka filluar të mbledh nënshkrime për seancë të re, Kurti dje...
                    Në media është duke u raportuar se Lëvizja Vetëvendosje ka filluar mbledhjen e nënshkrimeve për thirrjen e seancës së re për formimin e qeverisë.
Sipas...                
             
             
		











