Obama do të jetë pjesë e projektit të ri të Netflix.
Michelle Obama do të luajë së bashku me kukullat në një shfaqje të Netflix që synon t’u mësojë fëmijëve kënaqësinë e gatimit në shtëpi gjatë ngrënies së shujtave të gatshme, shkruan BBC.
Obama do të luajë një pronare supermarketi përballë “Waffles and Mochi”, të cilët janë nga The Land of Frozen Food.
Ish-zonja e parë e SHBA e përshkroi serialin, i cili titullohet “Waffles + Mochi” dhe publikohet muajin tjetër, si një “shfaqje gazmore, ngrohëse zemre dhe thjesht magjike”.
Ajo dhe burri Barack janë ndër producentët ekzekutivë.
Çifti nënshkroi një marrëveshje për të prodhuar seri dhe filma për Netflix më 2018. Punimet rezultuese kanë përfshirë Becoming, dokumentarin e vitit 2020 bazuar në autobiografinë e saj më të shitur.
Në :Waffles + Mochi”, ajo do të ndihmojë çiftin e kukullave, të cilët janë lodhur duke ngrënë akull dhe ëndërrojnë të bëhen kuzhinierë.
Të udhëhequr nga karroca magjike për fluturim, ata udhëtojnë nëpër botë për të provuar një sërë ushqimesh të gatuara në shtëpi.
Obama tha: “Unë do doja që Waffles + Mochi të ketë qenë atëherë kur vajzat e mia ishin duke u rritur, sepse është lloji i programit që është argëtues për të parë së bashku si një familje dhe u jep prindërve qetësinë për të ditur se të vegjlit e tyre janë gjithashtu duke mësuar diçka”.
Ajo gjithashtu tha se shfaqja ishte “një zgjatje e punës sime për të mbështetur shëndetin e fëmijëve si zonja e parë”.
Waffles + Mochi do të jetë në dispozicion nga 16 marsi.