Këshilltarja e pavarur në Komunën e Prishtinës, Fiknete Bejta, sot ka njoftuar se propozimvendimi që linja 15 e “Trafikut Urban” të përfundoj në Mutivodë nuk kaloi në Kuvendin e Prishtinës pasi nuk u votuan nga Asambleistët e LDK-së , AAK-së ,AKR dhe PSD.
Për këtë kanë reaguar nga grupi i LDK-së, duke thënë se votimi nuk kishte të bëjë me votimin apo mosvotimin tonë, por kishte të bëjë me futjen si pikë e rendit të ditës në këtë seancë.
Reagimi i plotë:
Reagim në lidhje me sulmet dhe shpifjet që po bëhen ndaj asambleistëve të LDK-së në lidhje me mosvotimin tonë për një linjë të trafikut urban për të përfshirë disa fshatra të Komunës sonë.
Kjo është gënjeshtër!
Ne nga muaji dhjetor jemi angazhuar për këtë çështje por kemi dashtë që të jenë të përfshira të gjitha fshatrat e Komunës së Prishtinës duke mos pasë përjashtime sikurse në propozimin e lartcekur.
Qytetarëve të atyre fshatrave ju premtojmë që kjo çështje do të rregullohet pas disa ditësh në bashkëpunim me Qeverinë komunale.
Dhe si sqarim, votimi nuk kishte të bëjë me votimin apo mosvotimin tonë, por kishte të bëjë me futjen si pikë e rendit të ditës në këtë seancë.
Me respekt Grupi i Asambleistëve të LDK-së