Paraqitja e artistit kanadez “The Weeknd; në “Super Bowl” përveçse u prit mirë dhe u shijua si performancë, i solli atij edhe shumë shitje të reja.
Shitjet e “The Weeknd”-it në muzikë janë rritur për 385% në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që nga performanca e tij në finalen e futbollit amerikan të njohur si “Super Bowl”.
Vetëm gjatë asaj dite, këngët dhe albumet e këngëtarit janë shitur në mbi 36 mijë kopje, e që ditën paraprake ishin shitur vetëm rreth 7 mijë kopje.
Në veçanti kënga “Blinding Lights” e “The Weeknd”-it, e cila edhe e përmbylli performancën e famshme të “Super Bowl Halftime Show” ka pasur rritje në 29%, duke u shitur me mbi 10 mijë kopje të këngës.
Në finalen e “Super Bowl”-it grupi mori me një performancë që zgjati plot 13 minuta dhe është shkarkuar afro 30 mijë herë.
Edhe pse kishte shpenzuar 7 milionë dollarë për përformancën grupi muzikor nuk u pagua asnjë qindarkë.