Në historinë e futbollit kosovar, Agim Ademi pa dyshim është një emër që shquhet për kontributin e tij në mbijetesën dhe zhvillimin e këtij sporti. Presidenti i tanishëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, është një personalitet i pazëvendësueshëm i rrugëtimit të vështirë dhe triumfues të futbollit kosovar.
Agim Ademi ka qenë pjesë e të gjitha proceseve që nga ditët e para të mëvetësimit të futbollit kosovar në vitet e 90-ta. Ky burrë i përkushtuar ka luajtur një rol të rëndësishëm në organizimin dhe zhvillimin e këtij sporti në një periudhë tejet të vështirë kur Kosova ishte ende nën okupimin serb.
Gani Kosumi, gazetari i njohur i gazetës “Rilindja” dhe Radio Kosovës, ka një kontribut të jashtëzakonshëm në dokumentimin e historisë së futbollit kosovar. Arkivi i tij i pasur i fotografive sportive, veçanërisht nga periudha nën okupimin serb, ka sjellë në dritë pamje unike dhe emocionuese nga koha e rezistencës.
Në disa fotografi të publikuara së fundmi nga ceremonia e shpalljes së laureatëve të futbollit të vitit 1996, Agim Ademi shihet në reshtin e parë të të pranishmëve.
Por, veprimet dhe angazhimi i Ademit nuk ka përfunduar me mbarimin e kësaj periudhe të vështirë. Ai ishte në vazhdimësi afër futbollit dhe pjesë e FFK-së edhe në proceset pasuese deri në anëtarësimin në UEFA e FIFA.
E tani, si president i FFK-së vazhdon të jetë një figurë mbështetëse për të gjithë ish-futbollistët dhe punëtorët sportivë të asaj kohe. E kontributi i tij po vazhdon të vlerësohet nga komuniteti sportiv.
Së fundi ai u vlerësua për mbëshetjen që i jep në vazhdimësi gjeneratës së sakrificës, por edhe gjeneratave të mëhershme nga dy ish-portierët e njohur, Esat Mehmeti dhe Enes Shosholli.