Federata e Futbollit e Kosovës vazhdon t’i dal në ndihmë klubeve të Kosovës rreth infrastrukturës.
Këtë herë radha ka qenë për Trepçën ’89 të cilës iu ndihmua në mirëmbajtjen e fushës ndihmës në rregullimin e barit artificial.
Skuadra mitrovicase me këtë rast ka falënderuar presidentin Ademi dhe FFK-në për këtë ndihmesë.
“Klubi Futbollistik Trepça’89 falënderon Federatën e Futbollit të Kosovës në krye me Kryetarin z. Agim Ademi për ndihmesën e dhënë në shpëtimin e fushës sintetike që tani mban emrin e futbollistit tonë të ndjerë “Erion Kajtazi”.
Siç dihet fusha e futbollit “Erion Kajtazi” u përmbys dhe u dëmtua pas vërshimeve të mëdha në vitin 2023, ku shpresat për shpëtimin e fushës ishin të vogla por me ndihmesën e FFK-së dhe angazhimin tonë fusha po rikthehet në kushte optimale.
Gjithashtu një falënderim i veçantë i takon përgjegjësit për mirëmbajtjen e fushave të FFK-së, Mitrovicasit z. Sakib Sejdija për punën e palodhshme dhe ndihmesën e vazhdueshme ndaj Klubit tonë”, ka shkruar KF Trepça ‘89.