Presidenti i FFK-së, në Japoni, pritet nga ambasadori dhe i dhuron atij fanellën e Kosovës

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi po qëndron për vizitë në Japoni.

Kreu i FFK-së në Japoni po qëndron me ftesë të FIFA-s, sot Ademi është pritur në një takim nga ambasadori i Kosovës, në Tokoi, Sabri Kiçmari.

Ademi i ka dhuruar ambasadorit kosovar edhe fanellën e kombëtares, shkruan Albanian News.

Ja postimi i tij në Instagram.

Gjatë vizitës në Tokio, ku po qëndroj me ftesë të FIFA-s, për një seminar me federatat anëtare, pata kënaqësinë ta vizitoj Ambasadën e Republikës së Kosovës, ku u prita ngrohtësisht nga ambasadori Sabri Kiçmari.

Me këtë rast diskutuam për zhvillimin e futbollit në Kosovë si dhe për futbollin nëpër breza, kur edhe vetë ambasadori ishte futbollist i Llapit.

Po ashtu diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit  edhe përmes sportit me një shtet tejet të zhvilluar si Japonia.

Gjatë këtij takimi ambasadorit Kiçmari ia dhurova një fanellë të Kombëtares së Kosovës si mbështetës dhe adhurues i futbollit.

#BashkëPërFutbollin