Sot rreth orës 20:15 është plagosur një person në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë.
Siç ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, për Insajderin, i plagosuri është dërguar në QKUK për trajtim.
“Rreth orës 20:15, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se për pasojë një person ka marrë plagë nga arma e zjarrit. Ndërkohë që i plagosuri është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia po vijon punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin e të dyshuarve të implikuar në rast, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, tha Borovci.