Është arrestuar shoferi i kamionit i cili mbrëmë e goditi për vdekje një këmbësor në fshatin Stanovc të Vushtrrisë.
Kështu ka bërë të ditur për Indeksonline, zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiiti.
“Si rezultat i hetimeve intensive, hetuesit e Njësisë së Trafikut Rrugor, kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin shoferin e automjetit transportues (kamion) i cili dyshohet për përfshirje në aksident trafiku me pasojë fataliteti, i ndodhur dje me datën 5 janar 2024, rreth orës 16:43, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë në fshatin Stanovc, ku ka humbur jetën viktima (këmbësori) mashkull kosovar”, ka thënë ai.
Zahiti shtoi se me aktvendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.