Presidenti Agim Ademi ka pritur sot në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës, futbollistin e Kombëtares së Kosovës dhe anëtarin e skuadrës rumune, Rapid Bukuresht, Albion Rrahmani.
Ai shprehu gëzimin e tij për shërimin e shpejtë të Albionit pas lëndimit në ndeshjen Andorrë-Kosovë dhe faktin që futbollisti do të rikthehet në fushën e lojës në fillim të vitit të ardhshëm.
Kreu i FFK-së e përgëzoi Albionin për përballimin e suksesshëm të fazës së rikuperimit dhe e inkurajoi atë të vazhdojë punën me përkushtim në përmbushjen e objektivave të tij futbollistike.
Në anën tjetër, Albioni shprehu mirënjohjen e tij ndaj FFK-së për kujdesin e treguar dhe premtoi se do të kthehet në fushë edhe më i fortë dhe i gatshëm për sfidat e ardhshme me Dardanët.