Kuvendari i Federatës së Futbollit të Kosovës dhe përfaqësuesi i KF Trepça, Avni Haxhiu i reagon gazetarit në pension Agim Kasapollit. Ky i fundit pothuajse si çdo herë sheh vetëm zi, dhe së fundi u mundua të njollosë punën e Kuvendit Zgjedhor të FFK-së.
Më posht e gjeni postimin e Haxhiut:
Reagim ndaj gazetarit të mirënjohur Agim Kasaplli
Të kritikosh diken duke argumentuar është e pranueshme dhe e dobishme për shoqerin në përgjithsi.
Të gabosh duke dhenë mendim nuk është tragjike sepse mendimi gjat rruges edhe mundet me ndryshu me u korigju dhe me u permirsu, por të bejm konstatime publike me të paverteta e të pa bazuara e me tendec kjo është tragjike. Sidomos tragjike është edhe kur opinjoni ka besim e respekt të një përsonalitet që ka besim se ai nuk dezinformon. Edhe ma tragjike është gjuha e juaj denigruese ofenduese e një armate të tërë të komunitetit sportiv në këtë rast të futbollit, gjuha e përdorur nga ana juaj po ju citoj si (pinjollët e tij, sahanlëpirësat, mizevirat dhe kodoshat, si në bord ashtu edhe në organet e federates) mendoj së kjo gjuhë përveq që është e pa pranueshme mendoj që paraqet gjendjen e rend të një personaliteti si jeni ju i nderuari Agim.
Zoti Agim a jeni të vetëdishem së në atë kuvend kan marë pjesë përfaqesuesit e mbi 50 klubeve elitare të Kosovës dhe 48 prej tyre kan qënë pro e sipas juve të gjith paskan qenë prap po ju citoj nga shkrimi juaj (pinjollët e tij, sahanlëpirësat, mizevirat dhe kodoshat, si në bord ashtu edhe në organet e federates).
A beson kush që këta njerez e meritojn këtë ofendim pa kurfar etike njerzore nga një njeri që ka qenë në sport krejt jeten e tijë, po këta janë ata cilet që 24 vite kontribuan në këtë vend nga bugjeti i tyre vetanak dhe arriten të kontribojn në këtë futbollë që kemi sot e që dita ditës po dalin lojtar nëpër europ dhe po na bëjn krenar si kurr më parë.
I nderuari z. Agim a e dini ju që në këto 24 vite këta njerez të ktyre klubeve kan shpenzuar 70 deri 80 milion euro për këtë futboll e ju i ofendoni ne formen më anti njerzore ata.
I nderuari z.Agim a e dini ju që nga këta njerez janë formuar mbi 130 shkolla të futbollit dhe po ta marim në numër qdo klub ka minimum 50 enëtar që i bië se janë të prekur nga kjo deklarat 2.500, 00 njerez e kur marim numrin e shkollave janë mbi 130 shkolla futbolli që ne numer duhet me qenë afer 30.000,00 nxënës që është e babarbart edhe me 30.000,00 baballar që i bie se mbi 60. 000,00 njerëz janë të lidhur me futboll e kjo tregon së është bërë një punë e madhe po nga ata që ju po i ofendoni. Jo vetem kaq shikoj veteranet e futbollit shikoj ata të cilet duke filluar nga gjenerata e juaj edhe më herte që kan kontribuar në futbollë në të kaluaren i kan dhenë mbeshtetje të fuqishme këtij kryetari dhe kësaj Federate. Shtrohet prap pyetja, ju cilit komunitet i takoni dhe sa janë përkrahesit tuaj më këtë mendim exterem.
Pyetja ime për juve para se të mendoj me të të keqen për juve është nga i keni informatat, ju jeni gazetar sportiv dhe unë besoj shumë që ju e dini sakt se ku gjendet burimi i informative të verteta. Unë besoj që ju jeni ai që fatkëqësisht jeni të dezinformuar dhe të manipuluar sepse unë përsonalisht jam rritur me komentimet e juaja dhe nuk mundem me humb respektin për juve por e konstatoj se ky shkrim është i pamatur kur ju e ofendoni 98% të komunitetit të futbollit. Unë e kam kuptuar me vonesë se për krejt njerzit jasht sportit komuniteti sportiv në këtë rast futbolli nuk po gëzonte asnjë vlerë në shoqërin tonë por kështu nuk kam besuar që është njejt edhe për ata që janë sport në këtë rast për juve. Pavarësisht nga kjo respekti për juve nga ana ime do të mbetet por shpresoj shumë së dë të informoheni ma sakt dhe do të analizoni dhe ri mendoni këtë deklaratë. Gjith të mirat z. Kasapolli