Gërsheti është një ndër mënyrat më të vjetra të stilizimit të flokëve.
Kurrë nuk del nga moda, por është edhe shprehje e elegancës dhe e krenarisë. Atëherë kur nuk dini çfarë të bëni me flokët tuaj, por që dëshironi të dukeni bukur, bëni një gërshet.
Përshtatet me çdo stil veshjeje, është plotësisht i përshtatshëm. I lartë apo i ulët, e shprishur apo plotësisht e rregullt ka zgjidhje të shumta.
Më e rëndësishme është t’ia përshtatni vetes. Hapat deri te rregullimi i këtij gërsheti?
Hapi i parë: Lidhni flokët në formë bishti varësisht dëshira se çfarë gërsheti dëshironi.
Hapi i dytë: Ky hap është më i rëndësishmi. Në gërshet shtoni “llastikun në formë krofne” dhe pastaj të gjithën mbështilleni në rreth.
Hapi i tretë: Pjesën tjetër të flokëve të dalë mund ta ndani në dy pjesë dhe t’i mbështillni rreth brezit llastikut.