Agim Ademi ftohet në ceremoninë e 10-të vjetorit të UBSHGJ-së

Agim Ademi ka qenë i pranishëm, bashkë me shume emra të njohur të politikës dhe bizneseve vendore, në ceremoninë e 10-të vjetorit te themelimit te Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane në Prishtinë. Për këtë ka njoftuar i pari i FFK-së permes llogarise së tij në facebook ku ka ndarë me ndjekësit e tij edhe fotografi nga kjo ngjarje, shkruan kolonamedia.com.

Ai ka shkruar edhe për rëndësinë e kësaj ngjarje.

Statusi i plotë i Ademit në Facebook:

Sot pata kënaqësinë të marrë pjesë në ceremoninë e 10-vjetorit të themelimit të Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane dhe njëherësh hapjen e zyrës së këtij unioni në Prishtinë.

Në këtë ceremoni, në të cilën ishim bashkë me Taulant Hodajn, morën pjesë edhe zyrtarë të institucioneve, biznesmenë, si dhe ish-presidentët Fatmir Sejdiu e Atifete Jahjaga.

Kryetari i këtij unioni, Nazmi Viqa shprehu rëndësinë e bashkëpunimit të bizneseve gjermano-shqiptare, si dhe vuri në pah sukseset e arritura të këtij unioni gjatë kësaj dekade.

Po ashtu, u potencua edhe partneriteti midis Unionit të Bizneseve dhe Federatës së Futbollit të Kosovës, përmes marrëveshjes së sponsorizimit.

Me këtë rast e urova kryetarin Nazmi Viqa për punën e deritashme dhe e përgëzova për hapjen e zyrës në Prishtinë, që do të jetë një mundësi e mirë që Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane të jetë më afër Kosovës dhe të kontribuojë në zhvillimin e vendit tonë.

#BashkëPërKosovën
#BashkëPërFutbollin