Kapiteni i Kosovës u21 në futboll, Valon Zumberi, ka vlerësuar se ai dhe bashkëlojtarët e tij do të mund të merrnin më shumë pikë në këto ndeshje eliminatore për “Euro 2025”.
“Njësoj si në lojën e parë ishim pa fat. Kemi mundur të shënonim edhe golin e tretë. Megjithatë, jemi kthyer dy herë në lojë dhe morëm barazimin, kështu që jemi të kënaqur. Lojtarëve të rinj u them që të punojnë sa më shumë që është e mundur. Nuk jam i kënaqur shumë me pikët e fituara deri tani sepse kemi grup të fortë dhe mund të marrim më shumë pikë. Besoj se do të marrim më shumë pikë në ndeshjen tjetër”, është shprehur Zumberi për “ArtMotion”.