Presidenti Agim Ademi gjatë qëndrimit në Kaunas në manifestimin e 100-vjetorit të anëtarësimit të Lituanisë në FIFA, ka takuar kreun e këtij institicioni, Gianni Infantino. Në këtë takim, Ademi dhe Infantino diskutuan për zhvillimin e futbollit në Kosovë dhe marrëdhëniet e mira mes FIFA-s dhe vendit tonë. Si gjithmonë edhe në këtë takim, i pari i futbollit botëror shprehu admirimin e tij për Kosovën dhe për presidentin Ademi, si theksoi interesimin e tij për zhvillimin e futbollit në vendin tonë. Infantino po ashtu u interesua për ngjarjet e fundit që ndodhën në veri të vendit, ku një grup terrorist serb sulmoi Policinë e Kosovës. Ai kujtoi se sot një vit ka qenë në Kosovë dhe u shpreh edhe një herë falënderues për mikpritjen e ngrohtë. Që të dy në fund ritheksuan përkushtimin e tyre në zhvillimin dhe promovimin e vlerave të futbollit në Kosovë dhe rëndësinë e gjithëpërfshirjes në lojën e futbollit. Ky takim edhe një herë konfirmon marrëdhëniet jashtëzakonisht të mira të kreut të FFK-së me Infantinon dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm mes Kosovës dhe FIFA-s.
Latest article
Andin Lokaj: Futbolli po e mban shtetin
Historike: Kosova shënon ngritjen më të madhe të vitit nga të gjithë në Ranglistën Botërore të FIFA-s
Nuk ka kaluar ende një dekadë prej se...
Viti i tretë që jepet i njëjti çmim, por tani është bërë viral: Artisti...
Po përmbyllet një vit jashtëzakonisht i suksesshëm në futbollin kosovar, me shumë të arritura, si nga Kombëtarja e Kosovës, ashtu edhe nga klubet tona...
SHBA publikon listën e të rrezikshmëve, mes tyre gjashtë nga Kosova e Shqipëria
Gjashtë shtetas shqiptarë janë arrestuar dhe janë publikuar në listën amerikane të personave të konsideruar me rrezikshmëri të lartë.
Sipas raportit të Departamentit të Sigurisë...












