Tre të lënduar në aksidentin e KFF Jakovës, FFK-ja shpreh gatishmërinë për t’i ndihmuar

Automjeti me të cilin po udhëtonin stafi i KFF Jakova ka pësuar një aksident në afërsi të Junikut ku si pasojë kanë mbetur të lënduara dy futbolliste dhe trajneri i tyre.

Për fat të mirë, të aksidentuarit janë jashtë rrezikut për jetë dhe pa lëndime serioze, Federata e Futbollit të Kosovës  ka shprehur keqardhje dhe njëkohësishtë edhe gatishmëri për t’i qëndruar afër ekipit për ta kaluar këtë moment traume.

Postimi i plotë i FFK-së pa ndërhyrje:

Federata e Futbollit e Kosovës me shqetësim ka pranuar lajmin se automjeti me të cilin po udhëtonin futbollistet dhe stafi i KFF Jakova gjatë kthimit nga një aktivitet nga Shqipëria është rrokullisur mbrëmjen e kaluar në afërsi të Junikut. Si pasojë e këtij aksidenti dy futbolliste dhe trajneri i skuadrës së senioreve, N. Kamberi ndodhen aktualisht për trajtim të mëtutjeshëm në Spitalin e Gjakovës, por fatmirësisht janë pa lëndime serioze dhe jashtë rrezikut për jetë. Pjesa tjetër e futbollisteve pas trajtimit të duhur mjekësor, sot në mesditë, janë liruar në shtëpi.
Federata e Futbollit e Kosovës shpreh keqardhje për këtë aksident dhe shpreh gatishmërinë për t’i qëndruar afër KFF Jakova dhe futbollisteve të këtij klubi për ta kaluar sa më parë këtë moment traume dhe lëndimet e pësuara nga ky aksident.
Njëherësh, FFK uron që futbollistet dhe i gjithë stafi i KFF Jakova të shërohen sa më shpejt nga lëndimet e pësuara dhe t’i rikthehen punës në fushën e gjelbër, duke shpresuar që raste të tilla të mos ndodhin asnjëherë.