Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi zgjedh që në ditën e ndeshjes së Kombëtares së Kosovës ndaj Rumanisë të mbështet futbollistët e Kosovës.
Ai shihet në foto me disa nga ata, derisa postimin e tij të plotë e gjeni më posht:
Ky brez i ri i futbollistëve është gati për të shkëlqyer në skenën ndërkombëtare! ????????
Dëshira e tyre e palëkundur për sukses dhe motivi i tyre plot pasion janë burimi i shpresave tona për një rezultat pozitiv sot në Bukuresht! ????⚽
Le t’i mbështesim me zemër dhe krenari, sepse ata janë e ardhmja e Kombëtares së Kosovës! ????????????
#BashkëPërFutbollin